TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizatuar sot familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës. Teksa inspektoi Valiasi, ku zona e Frutikultures është me e prekura nga shkarkimi i liqenit të Bovillës dhe reshjet e dendura, Basha i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihme banoreve. Ai këshilloi ata te bashkepunojne me emergjencat civile per te shmnagur cdo humbje njerezore.
Nga ana tjetër Banoret iu ankuan kreut te opozitës për braktisje nga autoritetet qeveritare dhe se deri tani ia kane dale vete ose me ndihmen e bashkise.
Basha, u takua me disa prej familjeve të përmbytura në Bashkinë e Kamzës, ku zonat për problematike janë Valiasi, Frutikultura, Laknasi dhe një pjesë e Bathores. Nga takimet me banorët e prekur, kreu i opozitës konstatoi se dëmet janë të mëdha, por fatmirësisht sipas tij kryebashkiaku Xhelal Mziu, ia ka dalë, pa mbështetjen e pushtetit qendror, të nxjerrë nga rreziku i përmbytjes më shumë se 250 familje.
Mziu: Shumicën e tyre e kemi çuar nëpër shtëpi
Basha: Sa familje?
Mziu: Janë më shumë se 250 familje.
Basha: Por, pa zjarrfikëse, pa ekskavatorë, si e përballove?
Mziu: Nuk kemi asgjë, vetëm duke komunikuar me privatin. Ja ku është një fadromë e privatit. Kemi një fadromë të ujësjellësit që nuk di ku të shkojë më përpara.
Ai tha se kur qeveria shpërndau nga 1 eskavator për 61 bashkitë e vendit, atë që i takonte Kamzës e ka marrë Bashkia e Tiranës. Por as në këto 24 orë të vështira, sipas Mziut Bashkia e Kamzës nuk është ndihmuar nga Shtabi i Emergjencave.
Mziu: Erdhi një zjarrfikëse, ishte bashkë me njerëzit brenda. Ndenji një orë e gjysmë, më pas erdhi një makinë ushtrie. E vetmja gjë që ka ardhur një makine ushtrie dhe stop.
Banor: Tre herë ka që përmbytem, nuk na ka ardhur kush mbrapa. Vetëm të na kishin pyetur. Vetëm Xhelali ka ardhur. Këtë qeveri që kemi ne, mos e pastë kush në botë se na mori në qafë.”
Mziu – “Kanë hapur Bovillën mbrëmë në kulmin e ujit. Ata e dinin se si do të shkonte situata, mund ta kishin hapur pardje, le të themi. Ka ardhur presioni i ujit dhe ka shpërthyer në të gjithë zonën e Kamzës.”
Basha –“Katastrofë.”
Kryetari i Partisë Demokratike, inkurajoi kryebashkiakun Xhelal Mziu të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve me mjetet që ka në dispozicion. Ai u kërkoi qytetarëve t’i përgjigjen thirrjes për evakuim.
Basha: “Situata do të përkeqësohet prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmendja kryesore duhet pasur tek jeta e njerëzve.”
(ed.me/BalkanWeb)
