VLORË – Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët e Vlorës, kryebashkiaku Shpëtim Gjika, Prefektja Etjona Hoxha dhe kryebashkiaku i Selenicës, Ferdinand Aligjoni, inauguroi punimet në qendër të Selenicës.
Rama u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe se braktisja 20 vjeçare për këtë zonë ka mbaruar. Më tej ai bërë të ditur se së shpejti do të rikonstruktuohet edhe rruga që lidh Selenicën me Vlorën, por do të plotësohen edhe nevojat për çerdhe, kopshte dhe do të ketë përmirësim të shkollave e shërbimit spitalor.
“Kjo është puna e parë për transferimin e qendrës, është një hap i mirë për të treguar se braktisja 20 vjeçare, ka mbaruar dhe se ky është fillimi. Edhe rruga hyrëse do jetë si qendra, pastaj dhe do ndërhyjmë në rrugën që lidh Selenicën me Vlorën”- tha Rama.
Më tej ai është ndaluar edhe te aksioni për vjedhjen e energjisë duke theksuar se po vjedhim vetveten, beteja do vazhdoj se është betejë për të gjithë.
“Në energji do të kemi dyfish të investimeve; po vjedhim vetveten, ndaj beteja do të vazhdojë, se është betejë për të gjithë. Sa të jem në këtë detyrë do jem me ju dhe për ju.”- u shpreh Rama.
(ar.sh/BalkanWeb)
