PRISHTINË- Gjykatësi i njohur Gjin Gjoni është vlerësuar së fundmi me një titull mirënjohje në Kosovë. Mësohet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka akorduar titullin e Mirënjohjes, gjykatësit Gjoni për kontributin e tij, në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Rrjetin Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, si dhe anëtarësimin në bordin e këtij rrjeti.

Gjin Gjoni Kosove (1)

Gjoni mori pjesë në cilësinë e Presidentit të Rrjetit, në konferencën e 7-të gjyqësore në Kosovë, ku mbajti edhe një fjale përshëndetëse. Në këtë konferencë, Gjoni takoi edhe shkëmbeu një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjin Gjoni Kosove (4)

Gjin Gjoni Kosove (2)

Gjin Gjoni Kosove (3)

Gjatë punimeve të konferencës, zoti Gjoni zhvilloi takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, zoti Gjoni u takua edhe me ambasadorin e OSBE në Kosovë, me të cilin shkëmbeu ide rreth sistemit gjyqësor.

Gjin Gjoni Kosove (5)

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: