TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Leonard Demit. Në vend të tij, kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazin, i cili u dorë hoq nga kreu i SHISH.

DEKRETI I PRESIDENTIT

DEKRET PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10677

Tiranë, më 05.12.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb