Vetëm 4 vende në të gjithë botën nuk do të transmetojnë live ndeshjen derbi të Manchesteri-t mes United dhe City-t që do të luftojnë kokë më kokë për titullian kampion këtë sezon të dielën në “Old Trafford”.

Duke parë interesin e ndeshjes pothuajse çdo vend i planetit do të jetë duke e shfaqur atë në TV. Të vetmit që bëjnë përjashtim janë Korea e Veriut, Kuba, Moldavia dhe Saint Kitts e Nevis. Kjo do të thotë se të gjithë sytë e botës do jenë të drejtuar në “Old Trafford” ku City do të tentojë t’a dërgojë në +11 diferencën me rivalët e tyre.

Në Mbretërinë e Bashkuar, “SKY” është i sigurtë që ndeshja do të vendosë rekordin më të madh sa i takon audincës live në “Premier League”, me 4.081 milion telespektatorë që është aktualisht e vendosur në derbin e vitit 2012, raporton “The Sun”.

Derbi i së dielës gjithashtu premton të bëhet ndeshja më e kushtueshme në Angli kur dy kryesueset të zbresin në fushën e lojës për përballjen e parë të sezonit. Vlera e dy skuadrave përllogaritet të jetë mbi 650 mln stërlina.

Dhe duhet llogaritur që mbi 220 mln stërlina nuk do t’a kenë mundësinë të jenë në fushë me Pogba-n, Eric Bailly-n, John Stones dhe Banjamin Mendy.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb