Papa Françesku kërkoi edhe një herë sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çka do të pasohet edhe me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.

“Ati i Shenjtë përsërit kërkesën e tij për qetësi dhe durim nga të gjitha palët”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit, njofton ATA.

”Të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen për të parandaluar spiralet e dhunës në këto momente të rënda”, theksohet në të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: