Cristiano Ronaldo të enjten në një ceremoni të organizuar në Paris tërhoqi për herë të pestë trofeun e “Topit të Artë” duke barazuar Lionel Messi-n. Pas këtij çmimi portugezi për mediat u shpreh: “Jam futbollisti më i mirë i historisë, jam i kompletuar si lojtar dhe mendoj nuk ka tjetër si unë.”

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe një përgjigje nga klubi i Barcelonës. Zëdhënësi për shtyp i bordit drejtues të katalanasve, Josep Vives, u shfaq në një konferencë për shtyp ku tregoi për vendimet e fundit që ishin marrë nga bordi drejtues, si dhe iu përgjigj pyetjeve që iu bënë, mes të cilave një ishte për deklaratën që bëri portugezi.

“E respektoj ‘Topin e Artë’ dhe Kristiano Ronaldon. Gjithmonë e kemi cilësuar një lojtar të madh dhe një konkurrent të fortë. Këtu, në ‘Kamp Nou” mund ta shohim çdo 15 ditë në fushë lojtarin më të mirë të historisë, i cili është Mesi”, tha zëdhënësi i Barcelonës.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb