TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur disa parti politike për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

KQZ ka gjobitur me nga 1 milion lekë partitë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane. Gjithashtu janë gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ në masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e KQZ.

Deklarata e zëdhënëses se KQZ-së, Drilona Hoxhaj:

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbeshtetje te nenit 21, pika 15, nenit 91 të Kodit Zgjedhor, nenit 15/2, pika 1 i ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8580 “Për partitë politike”, përfundoi shqyrtimin e raporteve të monitorimit të ekspertëve financiarë, auditimit të ekspertëve kontabël të licensuar dhe raportet financiare të dorëzuara në KQZ nga vetë partitë politike, lidhur me fondet e përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore të datës 25.06.2017.

KQZ informon opinion publik se nuk pati shtyrje të vendimmarrjes apo shtyrje të afateve ligjore, por në përfundim të shqyrtimit vendosi sanksione administrative (gjobë) për të gjithë subjektet zgjedhore të cilat rezultonin se nuk kishin respketuar ligjin. Konkretisht, KQZ vendosi:

1) Sanksionin administrativ në masën 2 milion lekë për subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

2) Sanksionin administrativ në masën 2 milion lekë për subjektin Sfida për Shqipërinë.

3) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Demokratike.

4) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Socialiste.

5) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Lëvijza Socialiste për Integrim.

6) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Social Demokrate.

7) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.

Mbledhja e sotme, përmbyll me sukses punën e KQZ-së lidhur kontrollin, monitorimin dhe mbikqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore të partive politike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe ligjit “Për partitë politike”, i ndryshuar.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: