Gjithçka për Pogba. Francezi i Juventus-it dominon faqet e para të përditshmeve angleze. Edhe pse Marotta e ka përjashtuar mundësi që Pogba do jetë në shitje, nga Anglia vijnë lajme se Man.City është i gatshëm të bëjë gjithçka për të pasur në skuadër Pogba. “Qytetarët” kanë gati një marrëveshje që vlen 100 milion euro, ose më saktë ofrojnë 5 lojtarë për të plotësuar këtë shumë: Nasri, Kolarov, Tourè, Dzeko e Jovetic. Kjo është një paketë që me siguri do i bëj drejtuesit e Juventusit ta mendojnë edhe një herë shitjen e Pogba-s. Në një kohë kurë City e bëri lëvizjen e parë tashmë pritet reagimi i Chelsea, Psg, Real e Barcelona, të gjitha këto skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit francez.

(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb