TIRANË- Tension në parlament. Ndërsa kryeministri Edi Rama fliste në foltore, deputeti i PD-së Flamur Noka i është afruar foltores për të mos e lejuar. Truprojat e parlamentit i janë afruar kryeministrit duke krijuar një gardh para tij për të ndaluar Nokën.
Noka fliste vazhdimisht për të ndaluar kryeministrin, i cili duke iu drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe madje edhe opozitës pyeste vazhdimisht ‘Ç’është ky, nga pylli e keni marrë?”.
Ruçi i ka tërhequr vëmendjen deputetit të PD-së dhe më pas e ka përjashtuar nga seanca.
(m.k/BalkanWeb)