TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me një status në Facebook pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme.
Sipas tij, kjo ditë shënon edhe “vdekjen” e Vettingut dhe në postimin e tij shkruan se sot kryeministri është vetë kryeprokuror.
“Sot VETINGU vdiq. 69 deputete te kapur te Edi Rames zgjedhin kryeprokurorin e partise pa veting Kryeministri eshte sot edhe kryeprokuror.Demokracia ne rrezikun me te madh,” shkruan Vasili.
Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua ajo.
(e.f/BalkanWeb)