SERBI– I dënuari për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdanic thotë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ndërsa ka treguar edhe tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova gjatë kohës së luftës.
“Korpusi i Prishtinës kishte pritur shumë rëndë vendimin për tërheqje. Ushtarët kanë shprehur pakënaqësinë e vet duke thënë se ata s’e kishin humbur asnjë këmbë toke të vendit dhe s’e kishin lënë asnjë ushtar të huaj të hynte në territorin e Serbisë, por u duhej të tërhiqeshin. Ata thanë se ishin të gatshëm të vazhdonin, nëse duhej, deri tek ushtari i fundit. Kur filloi tërheqja e planifikuar, NATO ishte habitur me organizimin, disiplinën komanduese, luftarake dhe atë ë marshimit”- ka thënë ai, njofton portali serb ‘alo’.
I pyetur se ai shpreson për kthimin e Ushtrisë serbe në Kosovë, ai thotë se është optimist dhe shton se sikur të ishin respektuar dispozitat e Rezolutës 1244 të OKB-së, një pjesë serbe tashmë do të ishte në Kosovë.
Ojdaniqit ka thënë se i vjen keq që disa zyrtarë serbë pohojnë se Serbia me Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake ka kapitulluar.
(BalkanWeb)
