Ndeshja e djeshme (45 minutat e dyta) ka pasur disa momente interesante dhe pikante që nuk janë ndjekur në televizion. * Pak minuta përpara nisjes së takimit, presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka hyrë në fushë për të takuar lojtarët. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë dhe delegatit të ndeshjes, të cilët i kanë tërhequr vëmendjen dhe e kanë nxjerrë nga fusha.
* Zv/trajneri i Flamurtarit, Jeton Beqiri, i dënuar me 8 ndeshje, ka ndjekur takimin në tribunë duke folur në telefon me stafin.
* Pjesa e dytë u ndoq edhe nga një i moshuar 87-vjeçar, i mërzitur me gjykimin dhe i drejtohet Idrizit: “Kam 80 vjet që ndjek futboll, që 7 vjeç, por arbitër si ky nuk kam parë. Do ta takoj dhe do t’i them dy fjalë”. Por Idrizi nuk e lë: “Ik në shtëpi xhaxhi, qetësohu. Na e lër neve t’i zgjidhim këto halle”.
* Pas ndeshjes, tifozët e tribunës C janë përplasur me policinë. Shkak janë bërë sharjet në kor në drejtim të gjyqtarit.

* Mezani u takua përzemërsisht me drejtuesit vlonjat dhe tifozët.
* Duro u shfaq i mërzitur në fund, por Idrizi e qetëson: “Urime profesor. Sot (dje) keni zhvilluar një superndeshje. Po ta përsëris që të dalë mërzia, ishte superndeshje. Nuk duhet të mërzitesh fare”.
* Sinan Idrizi kërkon nga policia të largohet nga holli i stadiumit. “Nuk ka pse të bëhet shumë rrëmujë këtu. Largoni Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk ka nevojë për to. Jemi në një situatë normale”, ishte kërkesa e Idrizit.

* Sinan Idrizi nuk e ka dhënë veten pas humbjes duke buzëqeshur. Teksa është pyetur nga gazetarët, pas takimit, u shpreh: “Unë i mërzitur? Përse të jem? Ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Unë mërzitem dhe largohem nga stadiumi kur Flamurtari luan keq. Ndeshja ishte super. Jam i kënaqur dhe përgëzoj djemtë. Pavarësisht rezultatit, unë nuk mërzitem asnjëherë kur ekipi luan mirë”, tha Idrizi. “Çfarë t’u them për gjyqtarët? Ata janë të komanduar, ndryshe u hiqet buka e gojës”, përfundon Idrizi me një batutë.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/pikante-flamurtari-laci-xhaja-plas-nje-80-vjecar-idrizi-i-komanduar-ose-i-heqin-buken/
(BalkanWeb)
