VLORË- Reshjet e borës kanë zbardhur Llogaranë. Bora ka nisur që prej pasdites, ndërsa mësohet se janë bllokuar të dy kahet e rrugës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se disa makina kanë mbetur të bllokuara.
Po kështu bëhet e ditur se qafa e Llogarasë është e kalueshme vetëm më zinxhirë. Ndërkaq drejtuesit e automjeteve apelojnë të hidhet skorje në rrugë.
(m.k/BalkanWeb)