KANADA- Një çift të moshuarish kanadezë janë të dëshpëruar pasi kanë marrë vesh se nuk do festojnë Krishtilndjet së bashku, për herë të parë pas shtatë dekadash. 91 vjeçarin Herbert Goodine e lajmëruan se do të largohet nga një insitucion i kujdesit shëndetësor afatgjatë ku ai jeton me bashkëshorten e tij Audrey Goodine, 89 vjeç, dhe do të vendoset në një azil për pleq një javë para Krishtlindjeve.
Zyrtarë të institucionit në Perth-Andover të provincës kanadeze New Brunswick i thanë çiftit të premten e kaluar se Herbert duhet të largohej në fundjavë.
Historia e tyre ka shkaktuar zemërim në të gjithë Kanadanë dhe vendimi për të tranferuar të moshuarin vetëm disa ditë para Krishtlindjeve është konsideruar shumë absurd.
Vajza e çiftit të moshuar, Dianne Phillips, tha se departamenti i provincës që mbikëqyr kujdesin afatgjatë e kishte njoftuar se babai i saj, shëndeti i të cilit është përkeqësuar kohët e fundit, duhet të vendoset në një azil me kujdes më të specializuar. Ajo tha se kërkesat e saj për të shtyrë procedurat të paktën një javë, në mënyrë që prindërit e saj t’i kalonin Krishtlindjet së bashku, ishin refuzuar nga autoritetet kanadeze.
“Mamaja ime tha se “këto janë Krishlindjet më të këqija që do kalojmë ndonjëherë’” shkroi Dianne Phillips në statusin e saj në Facebook, status që është shpërndarë 15,000 herë deri tani. Dy të moshuarit do të qëndrojnë për herë të parë të ndarë pas 73 vitesh së bashku.
(a.k/BalkanWeb)
