NGA Aurora GOLEMI

TIRANE- Studentët e “Luarasit” ua bënë ditën më të bukur banorëve të “Shtëpisë së të moshuarve” në Tiranë. Ndonëse ata nuk i kanë pranë njerëzit e zemrës për t’i uruar e përqafuar në këtë prag festash, kanë kaluar disa momente të këndshme me studentët e Kolegjit Universitar “Luarasi”.

Këshilli studentor i “Luarasit” ka organizuar një feste mes të moshuarve në shtëpinë e përkujdesjes duke bërë që këta të fundit të kalojnë disa orë ndryshe nga përditshmëria.

Të rinjtë kaluan disa orë më gjyshet dhe gjyshërit, si dhe shpërndanë pako me dhurata në shenjë solidariteti dhe përkujdesje ndaj tyre në prag të festave. Ata u kishin përgatitur dhurata të personalizuara, dhe jo vetëm.

Me dëshirën për t’iu gjetur pranë, dhe duke i dhuruar ngrohtësi dhe mbështetje moshës së tretë në shtëpinë e përkujdesjes, studentët treguan solidaritetin mes brezave.

Dëshira më e madhe e të moshuarve jenë bisedat që i shkëmbejnë me vizitorët e rinj. Thonë se kjo është mënyra e vetme që t’u largohet mendja nga ditët e tyre të zakonshme që i jetojnë në këtë institucion.
Gjyshet përjetojnë me emocion çdo vizitë, pasi i bëjnë të mos ndihen të braktisura.

Vizita e studentëve iu gjallëroi disi ditën gjysheve dhe gjyshërve, të cilët nuk mund ta fshihnin gëzimin që përjetuan pasi kaluan disa orë me të rinjtë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb