TIRANE- Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, teksa kalëronte mbi një kalë, ka sjellë reagime nga ish-bashkëshortja e tij, Sadije Berisha.
Mbrëmjen e djeshme, Sadija ka publikuar në “Facebook” një status, ku ndër të tjera fliste për kalin e saj, të quajtur Meri, i cili iu premtua (pa e përmendur se nga kush) para 3 vitesh se do ti kthehej në Suedi.
Ish-bashkëshortja e djalit të Berishës ka theksuar se jo vetëm që kafsha nuk i është kthyer, por ‘shfaqen në publik sikur nuk kanë qenë kurrë tanët’.
“Na u premtua që kafshët do të na dërgoheshin në Suedi pasi të vaksinoheshin dhe të pajiseshin me pasaportë. 3 vjet me pas dhe jemi ende duke pritur..E kam kuptuar me zemër dhe shpirt të thyer që nuk do ti marrim me. Nuk mund ti shoh me përsëri por gjej qetësi duke shpresuar që kujdesen mirë për ta. Por ti shfaqesh në publik sikur nuk kane qene kurrë tanët ose nuk kane qene pjese e jetës tonë, me bën të mendoj se sa shume duhet ndjeshmëria, empatia dhe respekti. Është e dhimbshme kur këto ndjenja mungojnë”, shkruan Sadija në Facebook.
Ndërkohë, pak ditë më parë, edhe e dashura e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka pozuar në një fushë hipizmi, teksa kalëronte me të njëjtin kalë si partneri i saj.
(ed.me/BalkanWeb)
