Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley ka reaguar menjëherë pasi OKB-ja votoi pro rezolutës anti-Trump, që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Mes shteteve që votuan pro rezolutës renditet edhe Shqipëria.
Reagimi i saj ka qënë i ashpër, madje tha se pavarësisht këtij votimi, Ambasada e SHBA do të zhvendoset në Jerusalem.
“Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk do të bëjë ndonjë ndryshim,” tha ajo.
Nikki Haley paralajmëroi edhe më herët se do të mbajë shënim emrat, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votonte rezolutën dhe me sa duket kështu ka për të ndoshur, pasi ajo sqaron se:”Por ky votim do të bëjë dallimin në atë se si amerikanët shikojnë Kombet e Bashkuara dhe si shikojmë vendet që na respektojnë në U.N. Dhe ky votim do të mbahet mend”.
Haley tha se Presidenti Trump i ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme u sqarua se për këtë çështje Shqipëria ishte në një linjë me BE, por nuk dihet sa do ndikojë ai në marrëdhëniet me SHBA.
(m.a/BalkanWeb)
