TIRANE- Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta e gjykon të nxituar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj votës së Shqipërisë për rezolutën e OKB kundër vendimit për Jerusalemin. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Baleta thotë se qëndrimi kritik i Thaçit, mund të lexohet si “kundërvënie ndaj Shqipërisë”.
“Mendoj se ky është qëndrim i Thaçit, jo i Kosovës. Ai e përfaqëson shtetin e Kosovës, se është President, por nganjëherë ai flet edhe për shkaqe konjukturale. Nuk duhet ta kishte bërë atë reagim. Ishte i nxituar. U duk sikur goditi Shqipërisë. Ai tha unë nuk do ta bëja kurrë këtë gjë, pra votimin, gjë që Shqipëria e bëri. Ne duhet ta marrim më shumë si kundërvënie ndaj Shqipërisë. Pra kemi tre Shqipëri, dy brenda Shqipërisë, plus Kosovën tre. Tre qëndrime. Dy presidentë që kanë një qëndrim tjetër, dhe një qeveri që ka mbajtur këtë qëndrim. Atëherë ku po shkojnë shqiptarët kur nuk evitojnë këto gjëra. Ai ka dashur që t’i japë garanci Amerikës”, u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta.
“Shqiptarët janë në pozitë të vështirë. Duhet ta kuptojmë pozitën ku jemi. Shqiptarët janë nën shantazh të dyfishtë ndërkombëtar, pra një shantazh që unë e quaj armiqësor permanent, dhe ka edhe një shantazh miqësor”, tha ai.
(el.sp/BalkanWeb)
