ELBASAN- Të tjera detaje dalin në dritë nga makina që u gjet e djegur dje në Elbasan. “BalkanWeb” mëson se makina tip “Benz” me targa AA 663GF i përkiste Xhevair Hoxhës me banim në Tiranë. Mjeti ishte gjetur pa targa, ndërsa ishte denoncuar i vjedhur në Tiranë.
Kujtojmë se ky është automjeti i dytë që digjet në Elbasan, pas atij që u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu” që dyshohet se u përdor nga atentatorët që hapën zjarr ndaj fisit Çapja.
Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje por po hetohet për t’u zbuluar se kush janë personat që i kanë vjedhur këto mjete dhe nga kush janë përdorur.
Për njërin prej tyre policia ka konfirmuar zyrtarisht se u përdor gjatë një atentati të dështuar në lagjen “Emin Matraxhiu” ndërsa për rastin e makinës që u gjet e djegur rreth orës 23.00 të së shtunës në lagjen ‘Kala’ po heton dhe dyshimet e para janë që edhe ky mjet të jetë përdorur nga ndonjë person ose grup me aktivitet kriminal.
(ed.me/BalkanWeb)
