‘Nuk mund ta besoj që ishte nata e fundit që kaluam bashkë’. Me këto fjalë prekëse Rihanna ka njoftuar në rrjetet sociale vdekjen e kushëririt të saj Tavon Kaiseen Alleyne, 21 vjeç, i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me armë në 26 dhjetor në ishullin e Barbados.
Këngëtarja kishte kaluar disa ditë me të në familje për Krishtlindje. Në postimin e bërë ylli i muzikës ka shtuar me hashtag #endgunviolence, ndal dhunës me armë.

Sipas asaj që raportohet nga disa media lokale i riu po ecte pranë banesës së tij në zonën e Saint Michael (Barbados), kur një burrë i është afruar dhe ka hapur zjarr duke e vrarë menjëherë.
Kishin kaluar disa minuta nga ora shtatë e mëngjesit dhe burri ka arritur të largohet nga vendngjarja.
Për momentin nuk janë bërë publike shkaqet për vrasjen. Rihanna ka publikuar ndërkohë fotot e bëra vetëm dy ditë më parë me kushëririn e vrarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: