TIRANË- Emiljano Shullazi ka vendosur të flasë. Në seancën e sotme ai ka folur për kërcënimin ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.
Për herë të pare Emiljano Shullazi vendosi të tregojë të vërtetat e tij në Gjykatën për Krime të Rënda. I konsideruar si një prej njerëzve më problematikë në botën e krimit ai u rrëfye përballë trupës gjykuese duke mohuar të ketë kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja, raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.
“Ai gënjen. Se kam kërcënuar kurrë. Më ka kërkuar ndihmë që ta ndërmjetësoja sepse thoshte se po më mbajnë peng pasurinë në Gjykatë. Përmes një miku me trokiti në derë dhe me ofroi 1.4 milionë euro”, tha Shullazi.
(m.k/BalkanWeb)
