SHBA – Jane Fonda është e rrethuar nga njerëz të dashur dhe numëron suksese të panumërta në karrierë mirëpo aktorja e njohur nuk e kishte mednuar jetën e saj kështu.
“Nuk kam besuar se do të arrija moshën 30-vjeçare. Nuk kam menduar se do të jetoja kaq gjatë dhe kam pritur se do të vdisja e vetmuar dhe do të kisha krijuar ndonjë varësi”- ka thënë ajo për People.
Fituesja e dyfishtë e çmimit Oscar, tashmë 80 vjeçe në një inervistë të fundit ka treguar se si e mendonte jetën e saj kur ishte një vajz e re. “Nuk kam besuar se nëse do të jetoja kaq gjatë, që do të isha e shëndetshme, energjike dhe akoma duke punuar. Jam mirënjohëse”, është shprehur ajo.
Jane është divorcuar tre herë ndërsa dsë fundmi ka përfunduar edhe lidhjen e saj tetëvjeçare me Richard Perry.
(er.cu/BalkanWeb)