GREQI– Tre shqiptarë dhe një gjeorgjian ngritën në këmbë policinë greke gjatë ditës së sotme, pasi u arratisën nga ambientet e paraburgimit në Petrou Ralli në Athinë. Një nga shqiptarët dhe gjeorgjiani u kapën nga policia, ndërsa vijojnë kërkimet për dy shqiptarët e tjerë.
Media greke Zougla.gr ka publikuar dhe inicialet e tre shqiptarëve, të cilët janë M.F, Z.A dhe B.K, ky i fundit u arrestua.
Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.
Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Tre shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge.
(d.d/BalkanWeb)