Dashi
Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja, nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.
Demi
Pavarësisht se dikush është përpjekur që t’ju pengojë, arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin, por është e kotë të shohësh mbrapa.
Binjakët
Do të keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do të jeni shumë të kënaqur. Do të jeni të aftë të bindni këdo me saktësinë e argumenteve tuaja.
Gaforrja
Nëse nuk do të përfshiheni nga nxitimi dhe ankthi i performancës suaj, intervista e punës do shkojë mirë dhe do të lini përshtypje të mirë tek të gjithë. Për të mbajtur llogarinë tuaj bankare aktive, përpiquni të shmangni shpenzimet e kota dhe kufizoni shpenzimet në minimumin e domosdoshëm.
Luani
Mos e shtoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të bërë të ecin përpara shumë detyra. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një të vetme e duke bërë më të mirën sipas mundësive që keni.
Virgjëresha
Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi, pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por, nëse ka nevojë për ndihmën tuaj, mos e mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.
Peshorja
Me Hënën që ju vëzhgon, ndjeshmëria juaj do të rritet jashtë mase. Ndërkaq, bëni kujdes për të mos humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse. Përdorini aftësitë tuaja me kujdes, në të kundërt do të ketë probleme.
Akrepi
Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja, nëse doni të arrini objektivat e vendosura. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion, për të çuar ‘anijen në port’, ia vlen me të vërtetë barra qiranë.
Shigjetari
Keni zbuluar në personin e dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë. Gjatë kësaj periudhë jeni shumë të shpërqendruar, tregohuni të vëmendshëm, nëse do të angazhoheni në atë që bëni.
Bricjapi
Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.
Ujori
Të ndriçosh të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballësh me gjërat me radhë, sesa të mbash shumë kunguj nën një sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat e mirëqena dhe shikoni përtej asaj çka duket në pamje të parë për të mos gabuar.
Peshqit
Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshësh mëngët nuk është problem, aq më tepër nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb