TIRANE- Teksa vijon mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një grup të rinjsh të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të protestojnë.
Ata janë parë sot jashtë kompleksit ku mblidhen socialistët me kallama në duar teksa peshkojnë në mënyrë simbolike.
Siç edhe shprehen ata kanë dashur t’i tregojnë kryeministrit Rama se cilët ishin “peshqit e mëdhenj” të politikës, për të cilët ka folur i pari ambasadori Donald Lu.
(m.a/BalkanWeb)