“Jemi skuadra më e mirë në kundërsulm? Nëse e ka thënë Pep, e pranojmë këtë kompliment. Kundër Bayern edhe ne do përpiqemi të kemi kontrollin e topit dhe të krijojmë raste për shënim. Nuk dëshirojmë të humbasin kontrollin e ndeshjes, do përdorim të gjithë armët tona për ti bërë keq kundërshtarit”. Në konferencë për shtyp trajneri i Barcelonës Luis Enrique siguron se skuadra e tij nuk ka ndërmend të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë: “Bayern është një skuadër e rrezikshme e cila mund të shënojë gjithnjë, por ne do zbresim në fushe më objektivin për të fituar ndeshjen”, u shpreh Enrique.
(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb