FUSHE ARREZ– Thellohet konflikti i ndodhur paraditen e sotme mes dy familjeve në Fushë Arrëz. Shtetasi Vladimir Toplana i ka zënë pritë serish Artan Geges dhe të afërmve te tij. Toplana sipas denoncimit të Geges në polici ju ka zënë pritë në rrugën e fshatit.

“Kemi dëgjuar dy krisma pistolete teksa po largoheshim shpejt me makinë”- ka thënë ai.

Gazetari Armir Mehaj raporton për “BalkanWeb” se Vladimir Toplana është punonjës i zjarrfikëses me precedent të mëparshëm penal. Më herët Toplana në negociatat me policinë kishte premtuar vetëdorzim në polici. Banesat e Toplanes dhe Geges mësohet se janë pranë njëra-tjetrës, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje familjen Gega në fshatin Lumardh.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Vladimir Topjana, me një mjet ‘fuoristradë’ të cilin ai e drejtonte ka goditur me mjetin tip ‘golf’ shtetasin Artan Gega, i cili ka qenë në mjet sebashku me babain dhe xhaxhain e tij.

Burime nga policia bëjne me ditur se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumardh ku dhe jetonin.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb