TIRANE– Projektligji për sektor in e turizmit ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë seancës së djeshme të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Tregtisë, në të cilën ka qenë i pranishëm përfaqësuesi i operatorëve turistikë të vendit, Luan Dervishi, i cili kërkoi uljen e TVSH-së në 10%, si dhe formalizimin e këtij sektori me vendosjen dhe kontrollin rigoroz të licencave.

Sipas tij, këto dy masa do të mundësonin minimizimin e informalitetit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në rajon. Gjithashtu, Dervishi tha se ulja e TVSH-së do të sillte uljen e kostove të njësive akomoduese. Ai bëri të ditur gjatë seancës se në Shqipëri regjistrohen 20 milionë netë fjetje në vit, por vetëm një numër i konsiderueshëm taksohet. Përfaqësuesi i operatorëve turistikë ka kërkuar që ligji të mos ngarkojë ligjërisht njësoj si hotelet edhe bujtinat.

Grupet e interesit kanë sjellë në vëmendje faktin se Maqedonia dhe Mali i Zi e kanë ulur ndjeshëm TVSH-në, ndërsa në vendin tonë ajo është 20%. Përgjysmimi i TVSH-së sipas tyre do të ulë kostot e Njësive Akomoduese. Përfaqësuesi i GIZ bëri të ditur se në Shqipëri regjistrohen 20 milionë netë fjetje në vit, por vetëm një numër i konsiderueshëm taksohet.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese do të marrë në shqyrtim propozimet e grupeve të interesit për ligjin e turizmit, me qëllim që ato të përfshihen brenda ligjit.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb