Skënderbeu ishte pranë fitores së parë në takimin e tretë miqësor të zhvilluar sot në Antalya kundër FC Viitorul. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja i cili më parë kishte humbur 3-0 kundër Bursaspor dhe 3-2 kundër Besiktas, sot ka barazuar me shifrat 1-1 kundër ekipit rumun.
Skuadra korçare kaloi e parë në avantazh pasi në minutën e 40-t nigeriani Xhejms Adeniyi zhbllokoi shifrat. Në frasksionin e dytë të lojës, sikundër kishte ndodhur të parën pasi rumunët ishin vlerësuar maksimalisht, në fushë u hodhën lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion si dhe afrimet e merkatos.
Si rrjedhojë rumunët arritën të baraspeshonin takimin duke lënë pa fitore Skënderbeun pas 3 takimesh.
Skënderbeu ka në program edhe një takim tjetër miqësor në kuadër të fëzës përgatitore që po zhvillon në Antalya të Turqisë. Kundërshtarë do të jenë kazakistanasit e Aktobe dhe takimi do të zhvillohet më datë 18 janar në orën 15:00.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soëe.
Viitorul: Rimniceanu, Ghita, Horj, Mladen, Matan, De Nooijer, Vodut, Kofi, Ciobanu, Dragus, Dumitrascu.
(e.k/BalkanWeb)
