Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.
David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe, janë dërguar në mbajtje nën akuzat për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.
Trembëdhjetë njerëzit – të moshës midis dy dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Llos Angjellesit, tha policia.
https://youtu.be/aIWOppoxk4s
Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra.
Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.
Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”, raporton rel.
Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.
(m.k/BalkanWeb)