TIRANË- Dy të rinj janë shoqëruar në Komisariat pasi kanë goditur një punonjës të policisë rrugore. Gazetari Spartak Koka raportoi se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet, ku dy shtetasit Fatjon G. dhe Jurgen M. Kanë goditur policin, pas vendimit për pezullimin e patentës së njërit prej tyre.

Policia bën me dije se dy shtetasit po udhëtonin në kundra tabelë me mjetin e tyre tip “Audi” AA 831 HN. Dy të rinjtë Fatjon G. dhe Jurgen M. Pasi e kanë goditur policin i kanë grisur edhe bllokun e gjobave. Pas kësaj kanë ndërhyrë efektivë të tjerë të Policisë së Tiranës që kanë bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin numër 2. Efektivi i rrugores është shoqëruar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb