DIBËR- Policia e Dibrës ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj një 72-vjeçari, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të përfituar pension të paligjshëm. Procedimi ka nisur nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Sipas policisë, 72-vjeçari me iniciale A.K., banues në fshatin Plan i Bardhë, Mat, pasi, duke paraqitur dokumente të falsifikuara në Sigurimet Shoqërore, ka përfituar pension të paligjshëm.
(m.k/BalkanWeb)