TIRANË- Avokati i Popullit Igli Totozani është takuar sot me një përfaqësi të banorëve të Marinzës, ku ka dëgjuar shqetësimet dhe ankesat e tyre për situatën e krijuar pas shpërthimeve të dy puseve të gazit. Totozani deklaroi gjatë këtij takimi se i ka propozuar qeverisë evakuimin e banorëve.

Nga ana tjetër banorët thanë se pushteti vendor nuk ka bërë asnjë investim në Marinzë.

“Pushteti vendor asnjë investim në Marinzë. S’ka përgjigje nga prefektura për ankesat e paraqitura”, kanë thënë banorët.

Avokati i Popullit tha se ka nisur një hetim për situatën në Marinzë dhe se ISHP ka bërë një studim për ajrin, ku një prej gazeve ka rezultuar helmues.

“Kemi nisur një hetim për situatën në Marinzë. Të dhënat e studimit të ajrit nga ISHP të 16.04.2015, tregojnë se njëri gaz është helmues. Nga analizat rezulton një pjesë gazi eksploziv. Propozimi ynë për qeverinë, evakuimi i banorëve”, tha ai.

Sipas Totozanit detyra e institucioneve është të informojnë saktë për situatën. Ai kërkoi që në Marinzë të instalohet një laborator fushor.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: