KORÇË- Policia e Korçës ka nisur hetimet për kompaninë e linjës se autobusëve ku u sekuestruan 2 kg heroinë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Policia e Korçës ka nisur hetimet për stafin e kompanisë.

Po kështu edhe SHKÇB vijon hetimet ndërsa sot u pezulluan nga detyra përgjegjësi i turnit, 3 punonjës te shërbimit si dhe Edmond Çela, shef i hetimit te krimit. Droga u sekuestrua nga policia greke në një autobus të linjës Shqipëri-Greqi ditën e djeshme, në doganën e kufirit të shtetit grek.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb