TIRANE– Kozma Jano, një prej kandidatëve të propozuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë i është përgjigjur akuzave të PD-së se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni” si dhe kryetar i Partisë Komuniste të degës Lushnje. Përmes një deklarate, Kozma Jano i cilëson si shpifje akuzat e PD-së dhe thotë se ai nuk ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk ka pasur teser partie as në kohën e komunizmit dhe as sot.

KOZMA-JANO-SPIUN-1

Reagimi i plote:

Tèrèsisht i habitur nga akuzat nè drejtim tè emrit tim, tè artikuluara sot nga forca politike mè e madhe nè opozitè, ndjej detyrimin e sqarimit tè sè vèrtetès.

Si profesionist I sistemit tè drejtèsisè, nè asnjè rast nuk do tè doja tè isha pjesè e debatit politik, apo mè keq akoma tè jem vetè protagonist I tyre.

Por, detyrimin pèr sqarim, ndjej t’ja drejtoj oponionit publik, nè respekt tè integritetit dhe devotshèrisè sime nè profesion, duke shprehur vetèm keqardhje pèr incimin e fushatès sè pèrbaltjes pa asnjè fakt dhe provè ndaj meje.

Kèto shpifje u artikuluan nè momentin qè shorti i nènkomisioni parlamentar pèr pèrzgjedhjen e kandidatève pèr KLP, qè do ti propozoheshin parlamentit pèr aprovim.

Èshtè nè dorèn e nènkomisionit si organ legjitim pèr tè bèrè pèrzgjedhjen

Sa i takon akuzave dhe shpifjeve, dua tè sqaroj se vetèm nuk jam pèrfshirè nè asnjè marrdhènie me sigurimin e shtetit, por as si individ dhe as nè ushtrim tè profesionit tim, nuk kam dèmtuar asnjè person, nè asnje lloj forme, si gjatè diktatures edhe gjatè demokracisè.

Une kurre nuk kam patur teserè tè ndonjè partie, as nè kohèn e diktaturès dhe as sot.

Sfidoj cdo kènd qè ka artikuluar kèto shpifje tè ulèta, ti provojè ato.

Letra e bakallit me sfond te zi dhe “stilolaps blu’’ qè u publikua sot,  èshtè njè sajesè e shkruar me dorèn e atyre qè akuzuan, vetèm e vetèm me qèllimin e pèrbaltjes sè emrit tim.

Kandidimi im pèr anëtar tè Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen natyrshèm pas njè karriere tè gjatë profesionale si avokat, si dhe Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lushnjè, qè prej vitit 1994.

Nè asnjè rast, si drejtues i Dhomës së Avokatisë Lushnjë për një periudhë afro 24 vjeçare, emri im nuk èshtè pèrfolur pèr asnjè shmangie ndaj atij pèr tè cilin punoj dhe besoj: ligjit dhe vetèm ligjit. Karriera ime e gjatè si drejtues ka dèshmtuar pèr aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup, dhe zgjidhjen me efiçence të problemeve, cilësi kèto që do të manifestohen nga ana ime, edhe  në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nè cdo rast mbetem i hapur dhe nè pritje, tè cdo kujt qè ka artikuluar akuzat nè drejtim tè emrit tim, tè mi provojè ato.

Nè tè kundèrt, tè ketè burrèrinè politike tè pèrgènjeshtrimit dhe faljes publike.

Deri sa ta gjejnè guximin e faljes, si profesionist nè fushèn e zbatimit tè ligjit, kam vetèm njè kèshillè. JO gjithmonè mjeti, justifikon qèllimin. Kjo vlen edhe kur gjithcka bèhet pèr konsum politik

Kozma Jano

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: