Barcelona e fazës së dytë në këtë sezon nuk do të jetë më e njëjta, pasi ka patur shumë lëvizje në skuadër. Katalanasit kanë afruar Philipp Coutinho-n dhe mbrojtësin Jerry Mina, por edhe largimet nuk kanë qenë më pak të bujshme.
Një mungesë të veçantë për Turan, Rafinha dhe Mascherano nuk do të ndjenjë vetëm tifozëtr, por edhe Lionel Messi. Për këtë arsye ylli i Barcelonës nëpërmjet rrjeteve socilae ka shkruar një dedikim për të 3 futbollistët.
“Arda të uroi shumë fat në këtë fazë të re në vendin tënd, jam i sigurtë se do të jesh mirë. Rafinha, të uroi shumë suksese në Itali, ne do të ndjekim nga afër. Dhe për ty, Masche, pas shumë ndeshjeve dhe momenteve së bashku, ka shumë fjalë për të thënë. Ti e di se do të më mungosh, do të jetë e çuditshme të hyj në dhomën e zhveshjeve dhe të mos shoh ty të jesh pranë meje. Por do të shihemi në grumbullimin e Kombëtares së shpejti. Një përqafim i madh për të 3 ju dhe ju uroi më të mirat.”
(e.k/BalkanWeb)
