Nga: ZONJA VJOLLCA*
100 gr bollgur
1 kokërr qepë
1-2 speca jeshil
3 kokrra domate
50 ml salcë domate
600 ml lëng mishi
1 tufë majdanoz
Borzilok
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht vendosim bollgurin në ujë dhe më pas e lëmë të kullojë. Në një tenxhere kaurdisim shumë pak qepën të grirë imët, më pas shtojmë specat duke i trazuar derisa ato të zbuten. Shtojmë bollgurin, salcën e domates dhe lëngun e mishit. Kur supa të fillojë të vlojë, hedhim brenda domatet e grira me rende dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët derisa të zbutet bollguri. E servirim supen të pudrosur me majdanoz dhe borzilok.
(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)