Strakosha po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Lacion, dhe paraqitjet e tij këtë sezon me ekipin, janë vlerësuar javë pas jave nga të gjitha mediat në Itali, po ashtu edhe nga trajneri i tij, Simone Inzagi.

Edhe për ditën e sotme, Strakosha bëri dy pritje vendimtare, edhe pse Lacio nuk e vuri në diskutim fitoren 3-0 me Udinezen. Ai ka marrë notën 7.5: Lacio po shënon shumë, dhe është meritë e sulmit. Por, edhe pse për 22-vjeçarin nuk flitet shumë, Strakosha po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Sot bëri pritje decizive, në momente kyçe të ndeshjes. Priti një goditje të Barak, kur ndeshja ishte 1-0, teksa u shtri dhe e priti me majat e gishtave. Edhe 10 minuta nga fundi, bëri një super devijim ndaj De Pol./PanoramaSport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb