Futbollisti i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, i cili ishte pa skuadër që prej kësaj vere ka arritur të firmosë kontratë me një klub italian.
24-vjeçari i cili aktivizohet si mbrojtës krahu në verë ndërpreu marrëdhëniet kontraktuale me gjermanët e Kaiserslautern dhe pas shumë negociatash ka arritur të konkretizojë bashkëpunimin me Virtus Entella.
Vetë futbollisti i Kombëtares ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, zyrtarizimin drejt Italisë.

Virtus Entella ndodhet në vendin e 16 në Serinë B, teksa ka për objektiv mbijetesën në kampionat. Por me këtë transferim Aliji do e ketë më të thjeshtë për të siguruar Kombëtaren, nëse do të jetë një futbollist bazë në ekipin e ri.
(e.k/BalkanWeb)
