Klubi anglez, Chelsea, ka qenë arenë përleshjesh dhe diskutimesh në mes të drejtuesve të klubit. Mediat britanike shkruajnë që drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia, është përfshirë në një debat të ashpër me trajnerin Antonio Conte, për shkak të kërkesës së italianit për ta sjellë në Stamford Bridge sulmuesin Edin Dzeko.
Ndërkohë që Chelsea gjendet në bisedime me Romën për dy lojtarë – Dzekon dhe Palmierin – Granovskaia dhe Conte në praninë e pronarit Roman Abramovich, kanë pasur një diskutim që ka zgjatur 6 orë e ku drejtoresha ruse ka shfaqur pakënaqësitë e saj për politikat transferuese të klubit.

Telegraph shkruan që Granovskaia është kundër transferimit të lojtarëve që janë në perëndim të karrierës siç është rasti me Dzekon. Sulmuesi boshnjak ka qenë kërkesë personale e Antonio Contes. Kështu, Granovskaia ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i saj në klubin anglez, pasi Roman Abramovich ka përkrahur trajnerin Conte rreth politikës së blerjes së futbollistëve.
(i.ç/BalkanWeb)
