TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas protestës që zhvilloi sot opozita në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Orjola Pampuri i kujton kryeministrit se PD dëshmoi se sot se janë shumë dhe ai nuk mund të rrijë në qeveri, përderisa nuk e duan qytetarët e shumtë.

“Kryeministër, këta janë qytetaret, te cilët nga sot te thane te gjithë ne një zë; mjaft intrigave, varfërisë, papunësisë, dhe qëndresës se paskrupullt te kësaj qeverie te bandave e trafikut. Ne jemi shume, e sot ti e kuptove qe nuk mund te rrish me narkoshtetin tend, nëse ne te gjithë nuk te duam”-shkruan deputetja e PD.
Capture
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: