TIRANE– Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka reaguar për situatën në Portin e Vlorës. Sipas një vendimi të arritur në bashkëpunim me Portin e Vlorës, Drejtorinë Detare dhe Kapitenerinë, çdo operatori do i jepet e drejta të operojë 7 ditë në javë. Por kjo duhet të realizohet me kush që të plotësohen kërkesat në çdo ditë të javës.

Sipas këtij vendimi të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, operatorët duhet të zbatojnë një grafik të alternuar dhe të ekuilibruar.

Gjithashtu, vendimi përcakton që të garantohet shërbim cilësor për pasagjerët.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb