TIRANE- Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur ditën e djeshme një loto sport në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Dalip Topi”.
Mësohet se autorët kanë grabitur një sasi lekësh, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e saktë që kanë marrë.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës raportuan se lokali në fjalë është në pronësi të shtetasit me inicialet E.N., 37 vjeç. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjes së autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)