TIRANE- E diela e zezë mund të konsiderohet kjo e sotmja dhe ajo e javës së kaluar për familjet Murataj dhe Belulaj nga Zharrza e Fierit, të cilët humbën dy fëmijët e tyre, njëra vajzën e tjetra djalin.

E sot, si për ironi të fatit u ndal nga jeta edhe Aldison Beluaj, i cili qëlloi për vdekje ish-të dashurën 21-vjeçare Ariela Murataj dhe më pas po më të njëjtën armë tentoi të vetëvritej. 23-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas plumbit që mori në gojë, e për një javë qëndroi në gjendje kome, ndërsa në jetë e mbanin aparaturat. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për ‘BalkanWeb’ se familjarët e Belulajt ishin njoftuar gjatë orëve të drekës nga mjekët se gjendja shëndetësore e djalit të tyre ishte përkeqësuar. E fill pas lajmit të rëndë, ata janë nisur urgjent nga Fieri drejt Tiranës, ndërkohë që pritet që trupin e tij ta transportojnë drejt banesës së tij në Zharrëz.
aldison
“Na morën mjekët në telefon sot në drekë dhe na thana se gjendja e djalit ishte përkeqësuar. Jemi nisur drejt Tiranës direkt”, kështu mësohet të jenë shprehur familjarët e Aldisonit për gazetarin Kuçi.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb