TIRANE – Në mbledhjen e sotme të grupit të parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli dhe për aksionin e ujit ashtu siç vepruan me energjinë elektrike.
Kreu socialist bëri një parlajmërim të fortë për ata që nuk paguajnë ujin dhe për ata që kanë lidhje të paligjshme.
Theksin, Rama e vuri tek bizneset që vjedhin ujë, dhe tha se qeveria do të jetë e pamëshirshme me ta.
“Bizneset që vjedhin ujë dhe që cenojnë furnizimin me ujë të familjeve dhe gjithë komunitetit. Do të jemi të pamëshirshëm , duke vjedhur këtë pasuri të të gjithëve. Jemi në përfundim të janarit si dhe për të legalizuar lidhjet e paligjshme me sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Informacionet nga terreni janë inkurajuese, ka një numër të madh konsumatorësh që kanë legalizuar lidhjet e tyre, mbetet ende një numër shumë i madh jashtë sistemit, por është themelore që çdo deputet të përfshihet me komunitetin në funksion të rritjes së ndjeshme të cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm duke bërë të qartë se kjo është një reformë për përmirësimin e procesit që historikisht ka qenë problematik, furnizimi me ujë,” u shpreh Rama.
(e.f/BalkanWeb)
