SHBA – “Është sërish djalë”! Kjo është fjalia “dëshpëruese” e një çifti amerikanë, të cilën u shtuan me një tjetër djalë, me të 13-in. . Sipas traditës familjare, Jay dhe Kateri Schëandt nuk kishin pranuar të shihnin gjininë e fëmijës dhe e mësuan vetëm në momentin kur erdhi në këtë botë pasditen e së enjtes.
“Po mendoja, po sikur të jetë vajzë? Nuk e di si do reagoja”, ka thënë 40-vjecarja, nëna e 13 fëmijëve. Anëtari i ri i familjes, i cili ende nuk ka një emër iu bashkua 12 vëllezërve të tjerë që janë, Tyler 22 vjeç, Zach 19, Dreë 18, Brandon 16, Tommy 13, Vinnie 12, Calvin 10, Gabe 8, Ëesley 6, Charlie 5, Luke 3 dhe Tucker 21 muajsh.
Nëna shprehet se në shtëpi bëhet shumë rrëmujë dhe kaos por ajo që ëhstë më kryesorja, mbizotëron dashuria për njeri tjetrin. “Ndonjëherë në shtëpi bëhet kaos; djemtë rebelohen, por mbi të gjitha mbizotëron dashuria”, ka vazhduar zonja Schwandt,
Çifti, bashkë me 12 djemtë ka marrë oferta të ndryshme për disa dokumentarë por edhe për të marrë pjesë në reality-show.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb