LEZHE – Një nga të plagosurat ne aksidentin qe ndodhi sot ne Milot ka ndërruar jetë në spital. Ajo është shoferja e Fiat-it që u përplas kokë me kokë me një Benz, ndërsa në gjendje të rëndë janë edhe dy koleget e tjera të viktimës.

Gazetari Pjetër Gjini që ka siguruar edhe pamjet e para nga vendngjarja të aksidentit të rëndë, raporton për “BalkanWeb” se në mjetin tip Fiat ushëtonin tre mësuese, kolege me njëra-tjetrën.

Po ashtu të plagosur janë edhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot- Mamurras pranë kryqëzimit të Patokut.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident. Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO. Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: