ELBASAN- Detaje të tjera janë publikuar nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme tek Kryqëzimi i Cërrikut, ku një 70-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet tip “Ford”. I aksidentuari me inicialet E.M, banues në fshatin Hajdaran, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetonte goditjes së marrë, duke gjetur vdekjen.

Sakaq, policia ka arrestuar dejtuesin e mjetit “Ford”, shtetasin Agim Rexha, 49 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

“BalkanWeb” mëson se autor i ngjarjes është infermier në Qendrën Spitalore të Elbasanit.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Shënkoll” pranë Urës së Shkumbinit Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 085 IM, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E.M., 70 banues në fshatin Hajdaran i cili pasi mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb