TIRANE- Detaje të tjera janë bërë publike nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pasditen e sotme. Një nga çështjet për të cilat është diskutuar në mbledhje mësohet se ka qenë edhe ekstradimi në Itali i Nazer Seitajt, i ashtuquajturi si financieri i grupit të Habilajve.

Burime nga mbledhja e PD thonë për “BalkanWeb” se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me këtë ekstradim.

“Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë”, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri Berisha, raporton gazetarja Elda Menga.

Sakaq, gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për vijimësinë e reagimit opozitar pas protestës së 27 janarit, si dhe për dialogun me Greqinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb